Rashford mungon edhe në derbin ndaj Liverpoolit

Marcus Rashford nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Premier League.
Këtë e konfirmoi Amorim, ku tregoi mungesën e tij shkaku i një gripi.
“Marcus është i sëmurë dhe nuk po stërvitet. Unë mendoj se ai do të jetë jashtë”. “Situata është ende e njëjtë, ai është si të gjithë lojtarët e tjerë”, thotë Amorim.
🚨⚠️ Marcus Rashford will miss Man United’s next game against Liverpool, Rúben Amorim confirms.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 3, 2025
“Marcus is ill and is not training. I think he's going to be out”.
“The situation is still the same, he’s like all the other players”, Amorim says. pic.twitter.com/5xgZSlOKHi
Rashford, ka marrë vëmendje kohët e fundit pas fjalëve të tij në një intervistë ku tha se “jam gati për një sfidë të re”, të cilët tifozët e morën këtë deklaratë si një dëshirë e anglezit për t’u larguar në janar.
Ai nuk u aktivizua në 5 ndeshjet e kaluara, mes tyre edhe në derbin ndaj Manchester Cityt./IndeksOnline/