75 Mall Live Search
16:31 / E Premte, 03 Janar 2025 / FR

Aktori i shquar për grevën në sheshin e Prishtinës qenka kandidat për deputet

Aktori, Sokol Plakolli është një personazh interesant që shpesh herë ka rrezikuar edhe karrierën e tij për të mbrojtur vlerat artistike të vendit.

Plakollin tani do ta shohim më ndryshë, se siq jemi mësuar ta shohim.

Kryetari i Lista për Familje, Eman Rrahmani, ka bërë të ditur se Sokol Plakolli,  në zgjedhjte e vitit 2025 kandidon si kandidat i pavarur përmes kampanjës “Shqiptari në Parlament”.

Gjithashtu bëri të ditur se ai mban numrin  e fundit 72 në listën e kandidatëve të “Kualicioni për Familjen”./Indeksonline/

Postimi i plotë:

Sokol (Hilmi) Plakolli 72

Lindi më 17.01. 1979 në fshatin Letanc komuna e Podujevës.

Diplomoi në degën e aktrimit “Akademia e Arteve” në vitin 2004.

Themelues dhe udhëheqës i shkollës së arteve për fëmijë dhe të rinj, ”Filizat’’ në vitin 2002

Diplomoi  në drejtimin Regji Teatri “Fakultetin e Arteve“ në vitin 2008.

Studimet pas diplomike i përfundoi në vitin 2011 në fushën e Regjisë Teatrore ku mori titullin MA Regjisë Teatrit, “Fakulteti i Arteve” Prishtinë. Tre herë  bursistë universitar për shkak të notës mesatare 10.00.

 Është themelues dhe udhëheqës  i Qendrës për Zhvillimin e Kulturës Tradicionale “SHKABAT “ Prishtinë në viti 2011.

 Themelues dhe udhëheqës  i Festivalit Ndërkombëtar të Lahutës  LAHUTA OKARINA POLIFONIA themeluar viti  2019.

Iniciues dhe themelues i shoqatës  LAHUTARËT SHQIPËTAR TË BALLKANIT. 

  Themelues dhe udhëheqës i shkollës së vetme të lahutës, Lahutarët e Rinjë të Trojeve Etnike e vetmja e këti llojë në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

 Themelues dhe udhëheqës i Fondacionit “Kulla e Shkabave”, fondacion i cili merret ekskluzivisht me kultivimin dhe mbarshtimin e racës autoktone të Deltarit Ilir.

Autor, regjisor dhe aktor në mbi 70 vepra artistike dhe premiera në teatër.

Ka realizuar dhjetra protesta dhe greva me theks të veçantë kundër sllavizimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

 Në zgjedhjte e vitit 2025 kandidon si kandidat i pavarur përmes kampanjës “Shqiptari në Parlament” i renditur i fundit nr: 72 në listën e kandidatëve të “Kualicioni për Familjen”.

Sokol Plakolli në 10 vitet e fundit njihet si një nga figurat artistike më karizmatike dhe të zëshme në luftën kundër dukurive të dëmshme shoqërore.

Në vitin 2014 realizoj në Teatrin Kombëtar të Kosovës shfaqjen “Karrigia e Nxehtë” Gjykimi i diktatorit Millosheviç, shfaqje e cila me direktiva nga Beogradi u largua nga repertori i Teatrit Kombëtar.  Në vitin 2022  realizoi shfaqjen artistike “Adem Jashari t’ kërkoi falje publike” përmes së cilës portretizoi figurën e legjendës Adem Jashari.

Ai i premton votuesit të tijë se nuk do ta gënjej. Do të jetë i hapur dhe urë lidhëse e pasqyrimit të nevojave të qytetarit në parlament.

Shqiptari në Parlament vjen pikërishtë në kohën kur kriza identitatare është në kulminacion.