75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 03 Janar 2025 / L A

Përfundon sezoni për Fofanan, e konfirmon Maresca

Ka përfunduar sezoni për mbrojtësin e Chelseat, Wesley Fofana.

Kjo vjen pas lëndimit të tij muajin e kaluar në ndeshjen ndaj Aston Villës.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Maresca në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Crystal Palace.

“Për fat të keq, ekziston rreziku që Wesley Fofana të jetë jashtë për të gjithë sezonin”. “Ndjenja fillestare ishte për 5 javë, por më pas më shumë teste na dhanë lajme të këqija. Nuk e dimë ende saktësisht, por është një humbje e madhe”.

Chelsea, kujtojmë që do të luajë ndeshjen e tyre të parë për vitin 2025 ndaj Crystal Palace në “Selhurst Park”, që zhvillohet nesër në orën 16:00./IndeksOnline/