75 Mall Live Search
13:11 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / FR

KQZ-ja miratoi rekomandimin për de-certifikikon e një kandidati për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në mbledhjen e saj të radhës, ka miratuar rekomandimin e PZAP-së për de-certifikimin e kandidatit të subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Akim Elezi, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rend dite ka edhe pikën tjetër të rendit:Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mospërfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.