75 Mall Live Search
14:42 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Merret vendimi përfundimtar për Dani Olmon dhe Pau Victor

La Liga së bashku me Federatën e Futbollit të Spanjës kanë marr vendimin përfundimtar për situatën e Dani Olmos dhe Pau Victor.

Zyratrisht Barcelona nuk mund të regjistrojë këta dy futbollistë dhe ata do të jenë agjent të lirë, shkruan IndeksOnline.

Klubi katalanas nuk do të mund të llogarisë në ta për pjesën e mbetur të sezonit.

Dy lojtarët, të cilët tashmë ishin çregjistruar nga shoqata e punëdhënësve për mosrespektim të rregullave finaciare, nuk do të veshin fanellën e Barcës së paku për këtë vit.

“Komiteti Monitorues i Marrëveshjes së Koordinimit LALIGA-RFEF është takuar për të adresuar kërkesën për vizë paraprake dhe përpunimin e licencave të federatës së lojtarëve Z. Daniel Olmo Carvajal dhe Z. Pau Víctor Delgado, lëshuar nga FC Barcelona. Pasi FCB respektoi kërkesat lidhur me kontrollin ekonomik të LALIGA-s më 3 janar 2025 dhe pasi dokumentacioni përkatës kishte përfunduar nga Klubi, Organi i Validimit të Buxhetit të LALIGA-s ka vendosur të shtyjë kufirin e kostos së skuadrës fcB nga kjo datë. Në këtë kuptim, pasi ka kërkuar licencat për lojtarët e sipërpërmendur nga FC Barcelona, pasi ka analizuar rregulloret federative të zbatueshme, Komiteti i Monitorimit pranon të mos japë vizën paraprake, as licencën përfundimtare të kërkuar nga FC Barcelona për lojtarët Z. Daniel Olmo Carvajal dhe Z. Pau Víctor Delgado Në përputhje me interpretimin e mirëfilltë të neneve 130.2 dhe 141.5 të Rregullores së Përgjithshme të RFEF-së që pengojnë një lojtar, licenca e të cilit anulohet, të jetë në gjendje gjatë të njëjtit sezon, të marrë një licencë në të njëjtën skuadër të klubit me të cilën ai ishte tashmë i lidhur”, thuhet në vendimin e La Ligas dhe RFEF.

Tashmë Barcelona dhe residenti Joan Laporta shpresëne fundit e kanë në gjykatë, ku do ta apelojnë këtë vendim./IndeksOnline/