75 Mall Live Search
14:53 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / Gj. Sh

Vjen momenti i Szczesnyt, do të bëj debutimin me Barcelonën

Sonte do të jetë një natë e rëndësishme për Wojciech Szczesny.

Portieri polak do të bëj debutimin me skuadrën e Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

34-vjeçari do të jetë në formacionin startues në ndeshjen e Kupës së Mbretit, ndaj skuadrës së Barbastro.

Trajneri Hansi Flick do ti besoj portën Szczesnyt për herë të parë pas transferimit në Barcelonë.

Ai u rikthye nga pensionimi në muajin tetor dhe u bashkua me Barcelonën, pas lëndimit të Marc Andre Ter Stegen./IndeksOnline/