75 Mall Live Search
08:56 / E Diele, 05 Janar 2025 / L A

Guardiola i lumtur me paraqitjen e Savinhos

Manchester City ka filluar vitin mbarë me një fitore bindëse ndaj West Ham.

Dhe padyshim ylli i ndeshjes kishte qenë Savinho ku i cili kishte bërë dy asistime.

Për performancën e tij u shpreh i lumtur trajneri i tij, Pep Guardiola:

“Savinho ishte briliant! Ai është i shkëlqyer dhe e meriton të luajë”. “Ai e ka këtë të freskët, këtë pamje të shkëlqyer, dhe unë jam vërtet shumë i lumtur për etikën e punës – është e pabesueshme për të gjithë ne”, u shpreh Guardiola.

Kujtojmë se ndeshja u mbyllë me rezultat 4-1 në “Etihad”, duke qenë fitorja e tyre e dytë me radhë në një sezon krize për kampionët e Anglisë./IndeksOnline/