De Bruyne për të ardhmen e tij: Thjesht po përpiqem të rikthehem në nivelin tim

E ardhmja e Kevin De Bruyne te Manchester City është ende e paqartë.
De Bruyne, ende nuk ka vazhduar kontratën e tij e cila i skadon në fund të këtij sezoni, ku i cili po lidhet edhe me largim nga City.
Mirëpo De Bruyne, u përgjigj rreth këtyre zërave për të ardhmen e tij.
🚨🇧🇪 Kevin de Bruyne: “Rumours on my future? I don't care. I'm just trying to get back to my level”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 5, 2025
“I feel every week I'm getting better. I can play for 90 minutes now. It's been an uncomfortable couple of months with the injury”. pic.twitter.com/9ClqtIPLEa
“Thashetheme për të ardhmen time? Nuk më intereson. Unë thjesht po përpiqem të rikthehem në nivelin tim”. “Ndjej se çdo javë po përmirësohem. Unë mund të luaj për 90 minuta tani. Kanë qenë disa muaj të pakëndshëm me dëmtimin”, u shpreh De Bruyne.
De Bruyne, këtë sezon me Manchester Cityn ka bërë 18 paraqitje ku ka shënuar 2 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat.
Mirëpo belgu, ka qenë i pafat shkaku i lëndimeve që kishte pësuar gjatë vitit që lamë pas.