75 Mall Live Search
15:30 / E Diele, 05 Janar 2025 / L A

Bajrami me asist në barazimin e Rangers ndaj Hibernian

Nedim Bajrami është shndërruar në lojtar të rëndësishëm te Rangers.

Ylli kuqezi, në ndeshjen e sotme arriti të bëjë një asistim për sulmuesin Igamane, i cili shënoi një hettrik.

Bajrami këtë sezon, ka bërë 25 paraqitje për gjigandin skocez, duke shënuar 4 gola dhe 2 asistime në të gjitha garat.

Skuadra nga Glasgow, nuk arriti më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Hibernianit, me ndeshjen që u mbyll 3-3./IndeksOnline/