75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 05 Janar 2025 / FR

KFOR-i rrit trupat në veri, Veton Elshani thotë se ka mjaftueshëm siguri

Gjatë mbrëmjes së sotme janë parë trupa të shumtë të  KFOR-it, të stacionuar tek stacioni i autobusëve në veri të vendit.

Në lidhje me këtë, Veton Elshani zëdhëndës polici për rajonin e veriut, ka thënë për Indeksonline se situata është e qetë.

Ndërsa theksoi se policia ka një numër të mjaftueshëm që të reagoj në rast nevoje

“Situata e siguris në Veri të vendit vazhdon të paraqitet të jetë e qetë dhe delikate në të njëjtën kohë. Policia është në numër të mjaftueshëm që të reagoj në rast nevoje”, ka thënë Elshani./Indeksonline/