Pritje e madhe për Grabovcin në Poklek të Drenasit

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Valon Grabovci, gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Poklek të Drenasit.
Grabovci, përmes një postimi në facebook u shprehë se përjetoi një pritje madhështore nga simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndërsa theksoi se kjo është dëshmi e forcës dhe unitetit tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë
“Sot në fshatin Poklek të Drenasit, përjetova një pritje madhështore nga simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen dhe besimin tuaj të paçmueshëm.
Kjo është dëshmi e forcës dhe unitetit tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Grabovci./Indeksonline/