75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 06 Janar 2025 / AR

Pas vdekjes tragjike të bashkëshortit, aktorja anuloi pjesëmarrjen në “Golden Globes”

Aubrey Plaza nuk mori pjesë në ceremoninë e 82-të të “Golden Globe Awards” të dielën, ku supozohej të ishte një nga prezantueset, vetëm pak ditë pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj Jeff Baena.

Plaza u shpall si prezantues në një deklaratë për shtyp të premten, në të njëjtën ditë që u konfirmua se Jeff Baena, 47 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe shkaku i vdekjes u përcaktua të ishte vetëvrasja, transmeton “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.

Sipas një raporti të TMZ-së të dielën, ishte e paqartë se kush e mori rolin e saj në ceremoni pasi Plaza u anulua për shkak të një tragjedie familjare.

Këtë vit Plaza nuk u nominua për çmime, por në vitin 2023 ajo mori një nominim për aktoren më të mirë dytësore për rolin e saj si Harper Spiller në serialin The White Lotus./Indeksonline/