75 Mall Live Search
11:32 / E Hënë, 06 Janar 2025 / L K

Miley Cyrus një damë e vërtetë në “Golden Globes”

Miley Cyrus u shfaq në tapetin e kuq të Golden Globes të dielën me një fustan elegant të zi me të pasme të hapur nga shtëpia e modës Celine, të dekoruar me kristale vezulluese.

Veshjen këngëtarja e ka kompletuar edhe me vathë dhe sandale të zeza.

Cyrus u nominua për këngën më të mirë origjinale për hitin e saj Beautiful That Way nga filmi i mirënjohur i Pamela Anderson, The Last Showgirl.

Kjo është hera e dytë që Cyrus merr pjesë në “Golden Globes”, ajo ishte nominuar më parë për këngën I Thought I Lost You, një duet me John Travolta nga filmi i animuar Bolt./Indeksonline/