75 Mall Live Search
15:19 / E Hënë, 06 Janar 2025 / L A

Ish-futbollisti i Tottenhamit pensionohet nga futbolli

Ish-futbollisti i Tottenham Hotspur ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Bëhet fjalë për lojtarin Jamie Bowden, i cili vendosi t’i jap fund karrierës në moshën 23 vjeçare.

E gjithë kjo vjen pas një lëndimi të rëndë që lojtari kishte pësuar në gusht të vitit 2022 në një ndeshje ndaj Evertonit U-21, në të cilin nuk ishte arritur të rikuperohej.

Bowden, në “Instagram” tregoi për vendimin e tij.