75 Mall Live Search
19:54 / E Hënë, 06 Janar 2025 / Gj. Sh

U lëndua me fishekzjarre në Prizren, BIK-u dhe Ambasada e Turqisë i sigurojnë trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent

Ditë më parë Abdurrahman Memaj, pësoi lëndime të rënda nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren.

Ai ishte i shtrirë në QKUK për trajtim, por gjendja e tij nuk u përmirësua.

Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special për të.

Ai u dërgua në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë.

”Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Turqisë dhe Qeverinë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë, duke bërë apel kështu për kujdes edhe më të shtuar.” thuhej në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë: