“Me zonjat në Prishtinë”, Statovci flet për sukseset dhe progresin e arritur

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Guxo, Jeta Statovci, gjatë ditës së sotme ka vizituar zonjat në kryeqytet.
Statovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se ka diskutuar me zonjat për tema të ekonomisë, politkës e shëndetësisë ku Kosova po tregon sukses të vazhdueshëm.
Tutje ajo theksoi se nuk ka asnje shoqëri të zhvilluar e domakratike ku gruaja nuk gëzon trajtim të barabartë.
“Si përherë është kënaqësi për mua të diskutoj me zonjat për tema të ekonomisë, politikës e shëndetësisë, fusha këto ku Kosova po tregon sukses dhe progres. Nuk ka asnjë shoqëri të zhvilluar e demokratike, ku gruaja nuk gëzon trajtim të barabartë, mbështetje, përfaqësim dhe mundësi për të arritur sa më shumë. Këtë mandat qeveritar, gratë Kosovare treguan sukses që nga Presidenca, Ministritë, Kuvendi, deri te secila profesioniste e punëtore”, ka shkruar Statovci./Indeksonline/