Olluri prezanton tri pikat kryesore të programit të tij

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ardian Olluri, ka prezantuar tri pikat kryesore të programit të tij.
Përmes një video-adresimi, Olluri bëri të ditur se me të marrë postin e deputetit, do të çojë përpara reforma që sigurojnë investimet dhe krijojnë mundësi ekonomike për të gjithë.
Pika e parë e programit të Ollurit është legalizimi i ndërtimeve pa leje dhe pranimi teknik i objekteve kolektive.
Pikë e dytë e programit është dokumentacioni i pronës dhe digjitalizimi, ndërkaq pika e tretë në të cilën Olluri premton të fokusohet është mirëmbajtja e ndërtesave kolektive.
“Me përvojën dhe vizionin tim, do të mbrojmë investimin tuaj jetësor dhe do të krijojmë mundësi të reja për investime në fusha të ndryshme, u shpreh Olluri.
Më poshtë video e plotë e tij: