Aksident zinxhiror në hyrje të Prishtinës

Një aksident zinxhiror ka ndodhur çaste më parë, në hyrje të kryeqytetit.
Katër vetura janë përplasur mes vete në unazën qendrore në Lakrishtë, raporton IndeksOnline.
Teksa nuk dihen shkaqet e aksidentit nuk ka ende informacion as rreth numrit të pasagjerëve të lënduar.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar rreth rastit.