75 Mall Live Search
13:22 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / G T

Gattuso kërkon t’i heqë qafe tre lojtarë, ndër ta edhe një shqiptar

Trajneri i Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso ka kërkuar nga klubi t’i largojë tre lojtarë në afatin e transferimeve të janarit.

Ndër këta lojtarë është edhe shqiptari, Leon Dajaku, shkruan Indeksonline

Përveç Dajakut, Gattuso ka kërkuar largimin edhe të lojtarëve, si: Fahd Moufi dhe Yassine Benrahou.

Image

Dajaku është në kërkim të klubit, kurse dyshja tjetër pothuajse kanë gjetur të ardhmen e tyre.

23-vjeçari gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit kroat, ka zhvilluar 10 ndeshje dhe ka bërë vetëm një asist./Indeksonline/