75 Mall Live Search
16:09 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Z S

Durmishi: Ura e Badocit është stabile,testimi formal do të bëhet nesër

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se Ura e Badocit është stabile dhe se është projektuar e ndërtuar me standarde të larta.

Durmishi tha se gjatë gjithë fazave janë kryer inspektime profesionale, përfshirë asetet paraprake të materialeve, testimet e vazhdueshme të betonit dhe armaturës deri në finalizimin e saj.

”Ura e Badocit është stabileDje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit.Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit.Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj”, u shpreh Durmishi.

Ai ka bërë të ditur se testimi formal do të bëhet nesër.

”Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”, ka shtuar Durmishi./Indeksonline/