Zyrtare: Klubi i Premierligës shkarkon trajnerin

Julen Lopetegui është shkarkuar nga pozita e trajnerit të West Ham United.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra angleze, përmes një komunikate zyratre, shkruan IndeksOnline.
”West Ham United mund të konfirmojë se trajneri Julen Lopetegui është larguar sot nga klubi.
Gjysma e parë e sezonit 2024/25 nuk ka qenë në përputhje me ambiciet e Klubit dhe për këtë arsye Klubi ka ndërmarrë veprime në përputhje me objektivat e tij.”, thuhet në njoftim.
Së bashku me Julen Lopetegui janë larguar edhe ndihmës-trajneri Pablo Sanz, shefi i performancës Oscar Caro, kryeanalisti Juan Vicente Peinado, trajneri i fitnesit Borja De Alba dhe trajneri teknik Edu Rubio.
West Ham ka njoftuar gjithashtu se janë duke punuar për të emëruar trajnerin e ri./IndeksOnline/