75 Mall Live Search
16:34 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Gj. Sh

Yamal jep lajmin e madh: Së shpejti kontrata e re me Barcelonën

Lamine Yamal ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e Barcelonës.

Ylli spanjoll ka thënë se shumë shpejtë do të nënshkruaj kontratën e re me klubin katalanas, shkruan IndeksOnline.

“Besoj se kontrata ime e re do të nënshkruhet së shpejti. Barcelona është klubi i jetës sime. Dua të luaj pë Barcën. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur. Dua të luaj në La Liga. Dua të luaj për këtë klub!. Dotë rinovoj kontratën time. Do ta bëj”, tha Yamal për CNN.

17-vjeçari ka patur një sezon fantastik deri më tani, ku ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 11 asistime./IndeksOnline/