75 Mall Live Search
21:28 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Gj. Sh

Futbollisti i Tottenham pëson lëndim të tmërrshëm, ishte pa ndjenja në fushë (VIDEO)

Futbollisti i Tottenhamit, Rodrigo Bentancur ka pësuar një lëndim të tmerrshëm.

Ai duke tentuar ta godiste topin, ra në tokë ku mbeti për disa minuta pa ndjenja.

Futbollistët e Tottenham dhe Liverpulit reaguan shpejtë duke thirrur mjekun, derisa gjyqtari e ndali ndeshjen.

Pas disa minutave ndihmë mjekësore, Bentacur u largua nga fusha, derisa gjendja e tij shëndëtësore nuk dihet./IndeksOnline/