75 Mall Live Search
08:58 / E Enjte, 09 Janar 2025 / G T

E kishte një ditë të keqe, Vedat Muriqi dhe bashkëlojtarët e tij gëzojnë tifozin e vogël

Një tifoz i Mallorcas, të cilin e quajnë Guillem udhëtoi drejt Arabisë Saudite për ta shikuar klubin e tij të zemrës.

Dje ai e pati një ditë të keqe, kështu raporton klubi spanjoll, shkruan Indeksonline

Andaj, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe shokët e tij ia rikthyen buzëqeshjen Guillemit.

Futbollistët e klubit spanjoll e takuan djaloshin dhe bën foto me të.

Sonte, Mallorca luan ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit. Në rast se shkojnë në finale do të luajnë ndaj Barcelonës./Indeksonline/