Jose Mourinho i pakënaqur me referimin në Turqi, i dërgon mesazh lojtarit të Besaksehirit: Shpresoj që je mirë!

Trajneri portugez i Fenerbahces, Jose Mourinho nuk është aspak i kënaqur me gjyqtarët në Turqi.
Përmes rrjeteve sociale, ish-trajneri i shumë skuadrave në Evropë ka “goditur” gjyqtarin e ndeshjes Galatasaray-Besaksehir, shkruan Indeksonline
Ndeshja mes Galatas dhe Besaksehirit dje u mbyll me shifrat 2:2 në Kupën e Turqisë. Skuadra mysafire kërkoi një penallti në pjesën e parë, por për gjyqtarin kjo nuk ishte.
Dhe pikërisht pamjet e kësaj ndërhyrje i ka shpërnda trajneri i Fenerit në rrjetet sociale, duke dërguar një mesazh te lojtari i Besaksehirit, Crespo.
“Crespo, shpresoj që je mirë. Dhe, shpresoj që ju keni mbrojtëse prej karboni”, ka shkruar Mourinho në rrjetet sociale
Në të vërtetë shihet si një ndërhyrje e ashpër, por mbrojtësi i Galatasa fillimisht largon topin dhe më pas padashje godet kundërshtarin e tij. Dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse gjyqtari nuk e dha penallti për ekipin mysafir./Indeksonline/
Jose Mourinho, Galatasaray-Başakşehir maçında yaşanan bu pozisyonu “Sevgili Miguel Crespo, umarım iyisindir ve tekmeliklerin karbondan yapılmıştır.” notuyla paylaştı.
— mackolik (@mackolik) January 9, 2025
pic.twitter.com/TxsWBylN7J