75 Mall Live Search
11:15 / E Enjte, 09 Janar 2025 / G T

Luka Modriq mungon ndaj Mallorcas sonte, merr një infeksion në Arabi

Skuadra e Real Madridit nuk mund të bëjë llogaritje në mesfushorin kroat, Luka Modriq sonte për ndeshjen ndaj Mallorcas.

Siç ka njoftuar klubi përmes rrjeteve sociale, mesfushori i Kombëtares së Kroacisë është infektuar me një virus, shkruan Indeksonline

Modriq do të mungojë sonte në ndeshjen gjysmëfinale ku Real Madridi e luan ndaj Mallorcas në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli ballafaqohet në finale me Barcelonën, e cila eliminoi Athletic Bilbaon mbrëmë./Indeksonline/