Drenica shumë aktive në merkato, largon tre lojtarë nga skuadra

Skuadra e Ligës së Parë në futbollin kosovar, Drenica ka bërë lëvizje tjera gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në fakt, tani është radha e largimeve, pasi afroi dyshen: Igball Jashari dhe Armend Gashin, shkruan Indeksonline
Skuadra “kuqezi” sot me marrëveshje të dyanshme ka larguar tre lojtarë.
Bëhet fjalë për: Armend Abazin, Kreshnik Ndreca dhe Ilir Çitaku.
“Klubi falendëron futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë stinorit vjeshtor për klubin, duke ju uruar shumë suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e skuadrës