Konflikt për motive të dobëta, dy të plagosur në Tiranë

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia njofton se një 69-vjeçar ka goditur me sende të forta një 45-vjeçar, ndërsa ky i fundit e ka qëlluar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda në kryeqytet, të dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, raporton A2CNN.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.