75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 09 Janar 2025 / LB

Zjarr te banesat e Premiumit në Pejton (Pamje)

Një zjarr ka shpërthyer para pak minutash te banesat e Premiumit në lagjen Pejton të Prishtinës.

Ndërkohë që situata është ende në zhvillim, ekipet e emergjencës janë duke punuar për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të mundshëm të prekur.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, ndërsa autoritetet po merren me hetimin.

Dëshmitarët lokalë raportojnë për tym të dendur dhe lëvizje të shpejtë të ekipeve të shërbimeve të emergjencës.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /IndeksOnline/