75 Mall Live Search
07:39 / E Premte, 10 Janar 2025 / Z S

Policia jep detaje lidhur me zjarrin që ndodhi te banesat e Premiumit në Pejton

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili shtoi se si pasojë e djegies së veturës ka dëme materiale.

“Rreth orës 22:30, është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, në parkingun nëntokësor të një objekti një veturë është përfshirë nga zjarri.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.  Deri më tani nuk është raportuar për  persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Po ashtu u bë e ditur se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Indeksonline/