75 Mall Live Search
08:22 / E Premte, 10 Janar 2025 / G T

Tifozi takon Hansi Flick-un në një restorant në Arabi, i thotë shite Robert Lewandowskin

Skuadra e Barcelonës është në Arabi Saudite duke u përgatitur për finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit.

Një tifoz takoi trajnerin gjerman në një restaurant dhe nuk hezitoi të shkonte për t’ia thënë disa fjalë, shkruan Indeksonline

Mësohet se tifozi i tha trajnerit të Barcelonës për ta shitur sulmuesin polak, Robert Lewandowskin dhe për ta blerë një sulmues të ri.

Edhe pse Lewa gjatë këtij sezoni ka bërë mirë me fanellën e Barcelonës, duke shënuar 25 gola në të gjitha kompeticionet, prapë ai nuk është shumë i dashur nga tifozët “blaugranë”.

Kujtojmë se Barcelona të dielen luan ndeshjen finale të Superkupës ndaj Real Madridit./Indeksonline/