Policia e Gjilanit shqiptoi mbi 1.200 gjoba brenda një jave

Policia e Gjilanit gjatë gjatë një jave ka shqiptuar 1.262 gjoba, ndërsa ka hetuar 28 aksidente trafiku, 13 me të lënduar dhe 15 me dëme materiale.
Po ashtu, janë shqiptuar masa ndalimdrejtimi për 24 ngasës të mjeteve motorike.
Për të parandaluar aksidentet, policia apelon që ngasësit të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes.