75 Mall Live Search
14:07 / E Premte, 10 Janar 2025 / Z S

Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burgim

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person në qytetin e Prizrenit.

Ndaj tij Gjykata Themelore e Prizrenit kishte lëshuar urdhëresat. Ai dyshohet se kreu veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, ai  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej  tetë muaj burgim.

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së  gjykatave./InDeksonline/