75 Mall Live Search
09:50 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / FR

Arrestohet një person në Prishtinë kishte urdhërarrest nga autoritetet polake

Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari kërkohej nga autoritetet polake.

I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale.

“Rr. Sheshi i Arbërit, Prishtinë  10.01.2025 – 11:45. Pas një pune operative në teren nga FAST-Kosova është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kërkohet nga autoritetet polake me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale”, thuhet në raport.