PDK-ja në Lipjan mbrëmë hapi zyrtarisht fushatën, Buja: Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe

Ish-kryetari i degës së PDK-së, në Lipjan, Shukri Buja, njoftoi se mbrëmë pas mesnatës me shumë antarë dhe simpatizantë të kësaj partie kanë hapur zyrtarisht fushatën.
Buja, përmes një postimi në facebook u shprehë se uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë ma të fortë dhe një të ardhme ma të mire.
Ndërsa theksoi se në fillim të këtij tubimi u mbajtë një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të UÇK-së dhe u prezantuan kandidatët Bedri Hamza,Memli Krasniqi, Rashit Qalaj, Hyzer Rizani dhe Majlinda Hajrullahu.
Postimi i plotë:
Mbrëmë pas mesnate së bashku me shumë antarë dhe simpatizantë të PDK-së dega në Lipjan, hapëm zyrtarisht fushatën.
Pas mbajtjes së një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të UÇK-së i prezantuam kandidatët:
Bedri Hamza 01
Memli Krasniqi 02
Rashit Qalaj 26
Hyzer Rizani 60
Majlinda Hajrullahu 76
Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë ma të fortë dhe një të ardhme ma të mirë.
Energjia dhe mbështetja juaj e palëkundur është një dëshmi për fitoren e radhës që na pret më 9 shkurt.
Urime dhe suksese!