75 Mall Live Search
14:51 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / L A

Kvaratskhelia vendos të largohet, e konfirmon Conte

Anësori gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia ka vendosur të largohet nga Napoli në këtë afat të janarit.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i tij, Antonio Conte i cili kumtoi vendimin e yllit të tij.

“Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga klubi”. “Unë fola me Khvica dhe ai konfirmoi planin e tij për t’u larguar menjëherë nga klubi”, u shpreh Conte.

Destinacioni i tij pritet të jetë PSG, e cila është e interesuar për gjeorgjianin.

Kvara, kujtojmë se ju bashkua Napolit nga skuadra e Dinamo Batumit në vitin 2022, ku kishte arritur të fitonte titullin e kampionit në sezonin e tij të parë.

Ai ka bërë 107 paraqitje dhe ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 29 asistime në të gjitha garat që nga ardhja e tij./IndeksOnline/