Manchester United gati të kompletoj blerjen e parë të afatit të janarit

Manchester United do të bëjë blerjen e tyre të parë për këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për paraguajanin, Diego Leon i cili do të bëhet blerja e parë e trajnerit Ruben Amorim që nga ardhja e tij në nëntor.
Leon, i cili tashmë gjendet në Angli ku do të kryej vizitat mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet si blerja e re, me Unitedin që ka paguar rreth 4 milionë për të.
🚨🇵🇾 Paraguayan LB Diego León, in Manchester today for medical and announcement as new Man United player.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2025
$4m plus $1m easy add-ons and over $3.5m difficult ones to Cerro Porteno.
León will join United in July 2025, he will fly back to Paraguay on Tuesday. pic.twitter.com/ztLg8TMwTv
Mirëpo paraguajani, pritet të huazohet menjëherë te klubi i tij aktual Cerro Porteno dhe më pas pritet të bashkohet me “Djajtë e Kuq” në qershor të këtij viti.
Të njëjtën formulë e kishte aplikuar edhe rivali i të njëjtit qytet, Manchester City me blerjet e Alvarez dhe Echeverri./IndeksOnline/