Statovci tregon se a do t’i futet politikës njëjtë si kolegu i tij Bylbyl Sokoli

Faruk Statovci, në një intervistë për “Indeksonline”, ka treguar mendimin e tij për kandidimin e kolegut të tij, Bylbyl Sokolit si deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ai e ka bërë të arsyeshme për të hyrë në politikë, ndoshta t’i ndihmojë sportit dhe ne duhet ta përkrahim sepse me Bylbyl Sokolin, kam punuar 13 vjet me të dhe do të jem përkrahës i madh i profesorit pavarësisht kudo që është, por prapë mendoj që Bylbyl Sokoli më shumë do kishte të jepte si trajner, por megjithatë hyri në një garë i cili mendon që ka pasë nevojë kjo popullatë dhe kjo shoqëri në mënyrë që t’i japë më shumë nga ana politike sportit dhe që mendoj se nëse do të kishte pasur mundësinë të hyjë në qeveri, do të mund të lobonte në atë aspekt”, deklaroi Statovci.
Statovci, madje tregoi se a do të kandidonte edhe vet ai ndonjëherë sikurse kolegu i tij.
“Jo nuk mendoj që duhet të hyjë sepse për të qenë një politikan duhet t’i kesh disa veti që unë nuk i kam, ose nuk duhet të tregosh të vërtetën, ose duhet të premtosh diçka që nuk realizohet, ose duhet të dalësh para njerëzve për t’u skuq, meqënëse deri më tani nuk e kam bërë jam munduar që ta kryej punën time, profesionin tim që e kam kryer deri më tani shumë pastër dhe për atë ndihem shumë krenarë e që deri sot nuk ka mundur askush as të kthejë kokën të mos më shikojë apo të skuqem ndaj dikujt dhe kështu vazhdoj punën time, punën e trajnerit dhe mendoj se jam mirë këtu, shtoi Statovci.
Për më shumë ndiqni videon e plotë: