75 Mall Live Search
16:20 / E Diele, 12 Janar 2025 / G T

Besoni apo jo? Adnan Januzaj ka shënuar gol në La Liga

Skuadra e Las Palmas ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Getafes me shifrat 1:2 në ndeshjen e javës së 19-të në La Liga.

Gol në këtë ndeshje për ekipin vendas e shënoi futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, shkruan Indeksonline

Januzaj shënoi golin e vetëm për Las Palmas në minutën e 88’të.

Ky ishte goli i parë i Januzajt me fanellën e Las Palmasit dhe i pari në La Liga qysh nga viti 2022./Indeksonline/