Arbër Hoxha krejt tjetër me trajnerin Cannavaro, shënon tjetër gol me Dinamo Zagrebin

Skuadra e Dinamo Zagreb është duke luajtur miqësore ndaj Lech Poznan dhe po fiton me shifrat 1:3.
Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, shkruan Indeksonline
Hoxha shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 34’të.
Ky ishte goli i dytë brenda pak ditëve me fanellën e klubit kroat në miqësoret e zhvilluara.
Kujtojmë që tani trajner i klubit të Dinamo Zagrebit është legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro./Indeksonline/
Tjetër gol nga Arbër Hoxha në miqësore me Dinamo Zagrebin 👏🏻🇦🇱⚽️ pic.twitter.com/l7mwZk8KTA
— LIG Sport (@lig_sport) January 12, 2025