“Hero”/ Snoop Dogg dhuron rroba për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Snoop Dogg është quajtur një hero i vërtetë nga fansat e tij për shkak se ndihmoj viktimat e zjarreve në Los Angeles.
Kanë kaluar më shumë se pesë ditë që kur 180,000 njerëz u larguan nga Los Angeles për shkak të zjarreve të mëdha që u përhapën, transmeton Indeksonline.
Meqenëse Los Angeles është shtëpia e shumë yjeve të Hollivudit, shumë prej tyre po ndihmojnë të tjerët të prekur nga tragjedia. Midis tyre është Paris Hilton, e cila dhuroi 100,000 dollarë për fondin e urgjencës pavarësisht se humbi shtëpinë e saj në Malibu nga zjarri .
Tani Snoop Dogg ka vendosur të bashkohet dhe të ndihmojë qytetin e tij. Reperi i njohur njoftoi se dyqani i tij i veshjeve në Inglewood do të sigurojë veshje për personat e prekur nga zjarret. Kompania e tij, Snoopysclothing, shkroi në profilin e saj në Instagram: “Jemi thellësisht të prekur dhe shprehim ngushëllimet tona për të gjithë ata që humbën jetën në këto zjarre”./Indeksonline/