75 Mall Live Search
21:32 / E Diele, 12 Janar 2025 / FR

Abdixhiku pritet nga mijëra qytetarë në Gadime të Lipjanit: Ta kuptoni, LDK ka popullin pas

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot qytetariët në fshatin Gadime të Lipjanit.

Abdixhiku, u shprehë se nuk është qytet e as komunë, por që jemi shumë.

Ndërsa theksoi se Imri Ahmeti me ekipin e tij, po ngrisin frymën e ndryshimit në çdo anë e që për këtë, jemi krenar.

“Gadime, veç!  Jo një qytet, jo një komunë; Gadime veç, jemi shumë! Ta kuptoni, LDK ka popullin pas! Jemi ngritur në këmbë tashmë!

Imri Ahmeti me ekipin e tij, po ngrisin frymën e ndryshimit në çdo anë. Për këtë, jemi krenar! Prandaj do të dalim me 9 shkurt edhe faqebardhë! Ju faleminderit për këtë shtytje!”,ka shkruar Abdixhiku./Indeksonline/