Musliu-Shoshi në Baks: Bashkë për një Kosovë më të mirë!

Kandidatja e PDK-së për deputete, Ariana Musliu Shoshi, ka vizituar sonte një familje nga Baksi të cilën dhe e ka falënderuar për pritjen.
Musliu-Shoshi, përmes një postimi në facebook u shpreh se aty e ndjenë forcën e bashkimit dhe dashurisë për atdheun.
”Me zemër plot mirënjohje, falënderoj mikun tonë, Selman Miftari nga fshati Baks për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme.
Në këtë vatër të traditës dhe vlerave kombëtare, ndjemë forcën e bashkimit dhe dashurinë për atdheun. Këto momente janë frymëzim për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt një të ardhmeje më të ndritur për vendin tonë.
Bashkë për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.