75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 13 Janar 2025 / L A

RB Leipzig huazon sulmuesin e Milanit

Skuadra gjermane, RB Leipzig ka huazuar sulmuesin zvicerian Noah Okafor.

Siç raporton Fabrizio Romano, Okafor, është duke udhëtuar drejt Leipzigut për të kryer vizitat mjekësore ku pritet të zyrtarizohet sot.

Huazimi do të jetë me opsion blerje përreth 25-30 milionë për të bërë lëvizjen e përhershme.

Okafor, është pjesë e Milanit që nga viti 2023 ku iu bashkua nga skuadra e RB Salzburg, i cili ka bërë 52 paraqitje ku ka shënuar vetëm 7 gola që nga ardhja e tij./IndeksOnline/