75 Mall Live Search
13:59 / E Hënë, 13 Janar 2025 / S Z

Ushtarët gjermanë dhe letonezë patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë dhe letonezë të caktuar në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të KFOR-it, kryen patrullë të përbashkët në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, patrullimi i përbashkët lejon që ushtritë e dy kombeve të punojnë së bashku për të rritur sigurinë në mbarë Kosovën, transmeton Klankosova.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet ndërkaq në njoftimin e KFOR-it.