Ferizaji nënshkruan me një futbollist që luan në Zvicër

Ferizaji bën blerjen e tyre të parë për këtë afat kalimtar të janarit.
Bëhet fjalë për mesfushorin e ri, Erion Salihu i cili u transferua nga skuadra zviceriane Servette.
Me blerjen e Salihut, Ferizaji shpreson se mund të ndihmojë në shmangien e rënies në Ligën e Parë.
Salihu, kishte luajtur për grupmoshat e Servette si dhe po ashtu është pjesë edhe e përfaqësueses U-19 të Kosovës, ku tregoi veten edhe në arenën ndërkombëtare./IndeksOnline/