75 Mall Live Search
15:40 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Z S

Abdixhiku premton për qytetarët e Vitisë ndërtimin e QKMF-së së re

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim me stafin shëndetësorë në Viti.

Nga aty, kreu i LDK-së premtoi rritje të pagave e ndërtim të spitalit të ri në Prishtinë.

“Ka dy vite që e kemi shkruar programin ‘Rruga e Re’. Fillimisht zotimi jonë është rritja e vlerës së koeficientit ku në javën e parë do ta bëjmë 150 euro. Fillimisht do ta dërgojmë rishikimin e buxhetit në Kuvend e që do të votohrt nga shumica parlamentare, ndërsa brenda pak javësh do ta bëjmë 150 euro koeficientin e pagave për zyrtarët publik. Zotimi i dytë ka të bëjë me ndërtimin e spitalit të ri në Prishtinë me një investime prej 500 milionë euro në një lokacion të ri”, u shpreh Abdixhiku, teksa premtoi edhe sigurime shëndetësore për qytetarët.

Tutje, Abdixhiku premtoi për qytetarët e Vitisë ndërtimin e QKMF-së së re në këtë Komunë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se shëndetësia në këtë komunë është e mirë, ndonëse shprehu pakënaqësi ndaj nivelit qendror./Indeksonline/