Imri Ahmeti pritet fuqishëm në dy fshatra të Lipjanit

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka vizituar dy fshtarta e Lipjanit, Krojmir dhe më pas në Mirenë, ku pritëm me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
Ahmeti, përmes një postimi në facebook u shprehë se këto dy tubime dëshmuan përkrahjen e palëkundur për rrugëtimin tonë, që synon të sjellë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën.
Ndërsa theksoi se vendit tonë i duhet të rikthejë dhe forcojë besimin dhe miqësinë me shtetet partnere, në mënyrë që të integrohet në strukturat euroatlantike, e që kjo vetëm me LDK-në mundet të bëhet.
“Në Krojmir dhe më pas në Mirenë, u pritëm me entuziazëm dhe mbështetje të madhe. Këto dy tubime dëshmuan përkrahjen e palëkundur për rrugëtimin tonë, që synon të sjellë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën.
Kosova ka nevojë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik, i cili përcakton arsim dhe shëndetësi cilësore, bujqësi të zhvilluar dhe infrastrukturë moderne.
Gjithashtu, vendit tonë i duhet të rikthejë dhe forcojë besimin dhe miqësinë me shtetet partnere, në mënyrë që të integrohet në strukturat euroatlantike. Kjo vetëm me LDK-në mundet të bëhet.
Faleminderit banorëve të kësaj ane për energjinë dhe përkrahjen e vazhdueshme që na keni dhënë!”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/