75 Mall Live Search
22:57 / E Hënë, 13 Janar 2025 / FR

Rrahman Rama: Çdo shtëpi, çdo lagje, çdo fshat e gjithë Vushtrria janë përcaktuar për ma mirë

Në një atmosferë të jashtëzakonshme sonte në Dobërllukë, kandidati për deputet nga PDK me numrin 7, Rrahman Rama, u takua me shumë qytetarë të entuziasmuar për vizionin dhe prioritetet që ai dhe partia po prezantojnë.

“Si këtu në Dobërllukë, edhe e gjithë Vushtrria është entuziaste për #mamirë!”, theksoi Rama gjatë takimit.

Ai gjithashtu vizitoi familjen Hajrizi dhe qytetarët e fshatit Balincë, ku bisedoi për idetë dhe prioritetet për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar, nën udhëheqjen e Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza.

“Faleminderit familjes Hajrizi për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj vizionit tonë,” shtoi Rama. #PDK131 #Rr7