75 Mall Live Search
10:39 / E Martë, 14 Janar 2025 / AR

Finalistët e “BBVK”-së: Kush do të shkruajë historinë këtë vit?

Dita e shumëpritur e finalistëve të shtëpisë më të madhe në vend “Big Brother VIP Kosova” 3 është gjithnjë e më afër.

Megjithatë, enigma për publikun mbetet ende e hapur: kush do të jenë emrat që do të arrijnë deri në fund të kësaj gare madhështore?

Në lojë janë disa prej personazheve më të spikatur të këtij spektakli, duke përfshirë: Xhenetën, Drilonin, Gresen, Xuxin, Leon, Sarën, Drenushën dhe Vullnetin.

Secili prej tyre ka dhënë maksimumin, duke sjell dinamika unike dhe momente të paharrueshme për shikuesit.

Por cila do të jetë rruga e tyre për në finale?

Çfarë ka bërë secili prej tyre që të fitojë zemrat e publikut?

Për të diskutuar më shumë rreth kësaj gare të zjarrtë, gazetarët Lorik Kajtazi, Agnesa Ademaj dhe Ledion Shtylla nga Shqipëria ndajnë opinionet e tyre, në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova.

A do të jetë favoriti juaj në mesin e finalistëve? Për të mësuar më shumë ndiqeni videon në vijim: